Fjala “gëzim” vjen nga fjala greke “chara” dhe do të thotë “të jesh jashtëzakonisht i gëzuar”. Ndërsa lumturia mund të vijë dhe të shkojë në bazë të rrethanave dhe njerëzve rreth teje, gëzimi është i ndryshëm. Jakobi 1:2 thotë: “Mbajeni një gëzim të pastër, vëllezërit e mi, sa herë që përballeni me sprova të llojeve të ndryshme…” Si është e mundur t’i lidhni sprovat me gëzimin? Sepse gëzimi ka të bëjë me paqen dhe kënaqësinë e brendshme. Ai është i qëndrueshëm dhe nuk bazohet në rrethana të jashtme por të brendshme. Ky lloj gëzimi është gëzim në Perëndinë.
Si mund të gjejmë gëzim te Perëndia? Jakobi 1:3-4 thotë “ju e dini se sprova e besimit tuaj prodhon këmbëngulje. Lëreni këmbënguljen ta përfundojë punën e saj, në mënyrë që të jeni të pjekur dhe të plotë, duke mos ju munguar asgjë.” Ne gjejmë gëzim te Perëndia ndërsa ngulmojmë nëpër sprova me ndihmën e Perëndisë dhe besimi ynë te Perëndia piqet dhe forcohet.
Kjo ilustrohet qartë në librin e Filipianëve, shkruar nga apostulli Pal ndërsa ishte i burgosur në Romë. Ai përdor gjashtëmbëdhjetë herë fjalët “gëzim”, “gëzohu” dhe “të gëzuar” dhe na mëson se si të kemi kënaqësi të vërtetë në Jezu Krishtin, pavarësisht nga rrethanat tona. I lidhur me zinxhirë dhe i vetëdijshëm se jetës së tij po i vinte fundi, Pali foli për besimin dhe sigurinë e tij te Krishti dhe këndvështrimin e tij për vuajtjet. Tek Filipianëve 1:12-24, Pali thotë se për shkak të burgimit të tij dy-vjeçar, e gjithë roja romake e dëgjoi Ungjillin prej tij dhe madje ai ishte përhapur në të gjithë Romën. Në vargun 18 Pali thotë: “Por çfarë rëndësie ka? E rëndësishme është që Krishti të predikohet në çdo mënyrë, qoftë nga motive të rreme apo të vërteta. Dhe për këtë unë gëzohem”.
Gëzimi është kaq i rëndësishëm për një të krishterë, saqë përpara se Jezusi të arrestohej, Ai foli për këtë: “Ju thashë këtë që gëzimi im të jetë në ju dhe gëzimi juaj të jetë i plotë.” (Gjoni 15:11)
Le të shqyrtojmë Gjonin 15:4-5 dhe Gjonin 15:9-10 për të parë se çfarë tha Ai, në mënyrë që të dimë se si ta kemi gëzimin e Tij në ne:
“Qëndroni në mua, sikurse edhe unë qëndroj në ju. Asnjë degë nuk mund të japë fryt vetvetiu; duhet të mbetet në hardhi. As ju nuk mund të jepni fryt nëse nuk qëndroni në mua. “Unë jam hardhia; ju jeni degët. Nëse qëndroni në mua dhe unë në ju, do të jepni shumë fryt; veç meje nuk mund të bësh asgjë.” Gjoni 15:4-5
“Ashtu si Ati më ka dashur mua, ashtu edhe unë ju kam dashur juve. Tani qëndroni në dashurinë time. Nëse i zbatoni urdhërimet e mia, do të qëndroni në dashurinë time, ashtu si unë i mbajta urdhërimet e Atit tim dhe qëndroj në dashurinë e tij.” Gjoni 15:9-10
Së pari, le të shohim se çfarë do të thotë të “mbetesh” në hardhi. Vini re, si në natyrë dega i dorëzohet plotësisht hardhisë dhe ekziston vetëm për hardhinë? Në të njëjtën mënyrë, Jezusi dëshiron që ne t’i dorëzohemi Atij dhe të jetojmë për Të (v 4).
Së dyti, ne duhet të mbështetemi tek Ai. Dega nuk bën dot gjë pa hardhinë. Vetëm kur ne jemi asgjë, Perëndia mund të bëjë gjithçka nëpërmjet nesh (v 5).
Së treti, ne duhet të pushojmë në dashurinë e Tij (v 9) dhe së katërti, ne duhet t’i bindemi Atij (v 10).
Është shumë e rëndësishme për ne që të kemi gëzim në jetën tonë, përndryshe nuk do të jemi dëshmitarë të besueshëm për Krishtin.